Arlind Ajeti në “radarët” e Lazios
Tjetër lojtar me origjinë kosovare mund t’i bashkohet skuadrës së Lazios, citon Supersport. Bëhet fjalë pikërisht për Arlind Ajeti, i cili sipas mediave italiane pëlqehet shumë nga Drejtori Sportiv, Igli Tare.
Qendërmbrojtësi me pasaportë Zvicerane, aktivizohet në radhët e Baselit, dhe Tare po punon për të veshur bardhekaltër 20-vjeçarin.
Nëse operacioni mbyllet me sukses, Ajeti do t’i bashkohet emrave të tjerë si Etrit Berisha, Lorik Canës dhe Strakosha.


