Hidromorava

Dikur ishte e bllokuar nga forcat serbe e sot bëhen gara sportive

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në Komunën e Gjilani, sot është organizuar gara me motoçikleta “Vera e Uglarit” 2014, që ka përfshirë garuesit nga e gjithë Kosova dhe është ndarë në tri kategori, e që është mbështetur edhe nga institucionet komunale të Gjilanit.

Në këtë garë sportive i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i cili në emër të kryetarit Lutfi Haziri i ka përshëndetur të gjithë garuesit dhe qytetarët e shumtë pjesëmarrës.

“Në emër të kryetarit Haziri dhe të gjitha institucioneve komunale japim mbështetje kësaj gare dhe kemi kënaqësinë që kjo garë të jetë tashmë tradicionale, ku Gjilani të jetë organizatore e shumë ngjarjeve sportive. Sot në vend të takeve serbe që këto kodra ishin të mbuluara sot po organizohen gara sportive. Me këtë organizim të sotëm, bashkërisht po i tregojmë botës se aty ku dikur është mbjellë urrejtje ne do të mbjellim frymën sportive. Kjo datë është dita kur 15 vjet më parë është bërë eksodi i kësaj ane si i Malishevës me rrethinë Uglarit dhe Pogragjës me rrethinë. Urojmë që të bëhet gara sportive duke dëshiruar që ju të përfundoni garën pa asnjë problem”, ka thënë Kadriu me këtë rast, duke shtuar se me mbështetjen e Komunës viteve të tjera këtë garë ta bëjmë edhe ndërkombëtare.

Rexhep Kadriu, me këtë rast ka shpallur të hapur garën e motoçikletave “Vera e Uglarit 2014”.

FIDANISHTJA

Ndërsa, Muhamet Hyseni, në emër të “Moto Klub Uglari”, ka thënë se ky mbledhim këtu është për arsye të promovimit të vlerave sportive dhe garuese të të gjithë pjesëmarrësve nga mbarë Kosova. Kjo garë ka dy simbolika fillimin e pranverës dhe eksodin e 15 vjetorit të grykës së Moravës.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë e organizimit të kësaj gare, gjithashtu ka bërë të ditur edhe gjatësinë e garës dhe kushtet tjera që mbizotërojnë në terren.

Gara është organizuar në E1 që ka përfshirë garuesit me motor 125 – 250 kubik me një gjatësi të pistës 9 km, E2, kategoria hobi që ka qenë më gjatësi të pistës 12 km dhe E3, kategoria profi me motor 250 – 600 kubik me një gjatësi të pistës 15 km.

Ndryshe, kjo garë është mbajtur në hapësirën që dikur ishte e bllokuar nga forcat serbe, më saktësisht në lagjen “Te fermat”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.