United Hospital

Po, Luta u takua, madje me dy nga ish krerët e SHIK-ut

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Ilir Tahiri – Sqarim ndaj reagimit të Lutfi Hazirit, në shkrimin me titull “Haziri: Mos shiko çka po thotë, por shiko se kush po e thotë”, i cili mohon takimin e tij me Kadri Veselin, gjë të cilën e kam bërë të njohur në shkrimin: “Ose janë dy “Lutfi Hazir”-a ose dy “Kadri Vesel”-a”!

Atëherë, për ta saktësuar informatën, pasi që Luta nuk po tregon burrëri për ta pranuar të vërtetën për takimin e tij me ish shefin e SHIK-ut, i shtyrë nga mungesa e sinqeritetit të tij në reagim – i vendosur të mbroj të vërtetën – jam i detyruar që ta informoj se e kam informatën e saktë! Pra, në takim, përveç ish shefit të SHIK-ut, ka qenë edhe një tjetër nga ish zyrtarët e lartë në hierarkinë e ish SHIK-ut, pra, me një fjalë, kanë qenë dy ish shefa të ish SHIK-ut!

Fjala e përdorur në titull të reagimit të tij “Mos shiko çka po thotë, por shiko se kush po e thotë”, nuk e zbeh aspak fjalën “Mos shiko çfarë thotë por shiko çfarë bën” me të cilën kam përshkruar personalitetin e Lutfi Hazirit në këtë rast! E se “kush është kush?”, njerëzit na njohin!

Ajo që më çudit në reagimin e Lutës, është se tani nuk i referohet më atij si shef i SHIK-ut, e madje nuk ia përmend as emrin e mbiemrin, por vetëm si nënkryetar i PDK-së! Çudi, pse kjo tërheqje taktike! Mos po i del tash edhe një Kadri tjetër, ai që qenka nënkryetar i PDK-së?! A thua s’është i njëjti, të cilit në seancën e dy ditëve më parë, e cila është e incizuar, e transkriptuar dhe e cila ka dëshmitarë, i referohej si ish shef i SHIK-ut!

Fundamenti

Dilema që më shton reagimi i tij është se tash a po ka frikë prej kryetarit të LDK-së apo prej nënkryetarit të PDK-së, për ta pranuar të vërtetën për takimin e mbrëmjes – nuk jam i sigurt!

Tash po pres që ta “mohojë” përsëri, e pastaj t’i nxjerr edhe personin e tretë dhe të katërt që kanë qenë pjesë e takimit!

(Autori është anëtar i kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.