UBT

Ndërrimi i së tashmes

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Elegji për Shpresa Gecin. Ngutshëm më iku rinia / E kur u mplakëm / Pashë flokët m´u thinjën / e Shpresa, ime grua, një vit e vdekur!..

Nga të gjitha udhë që ka jeta
vetëm një çast quhet vdekje
atij çasti, s´i shmangemi dot
vdekjes të gjithë i përkasim

Lule e zemrës, zemër e lules
në çdo çast ecim drejt saj
vdekjes të gjithë i përkasim
mbretër, të pasur, shenjtorë

Mobi Casa

Shpresa, perëndia të deshi ty
gjeniut të saj si dilet përpara
por jeta qenka kjo që është
vdekja lotin e paska të rëndë

Lule e zemrës, zemër e lules
vdekjes të gjithë i përkasim
Shpresa, ti na le të pikëlluar
e mua më le të qaj me shiun!..

Rrustem Geci