UBT

Të shtunën promovohet libri i monografisë “Pogragja ndër shekuj” të autorit Xhafer Xhaferi

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Të shtunën në Gjilan do të promovohet monografia “Pogragja ndër shekuj” e autorit Xhafer Xhaferi, një vepër që sjell një pasqyrë të thelluar historike, kulturore dhe shoqërore të kësaj treve.

Promovimi do të mbahet të shtunën, më 20 dhjetor 2025, në lokalet e Shkollës së Muzikës në Gjilan (Rr. “Mësimdhënësit e viteve ’90-ta”, nr. 10), me fillim në ora 12:00.

Organizatorët ftojnë studiues, intelektualë, dashamirë të librit dhe qytetarë që të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore, e cila synon të ruajë dhe promovojë kujtesën historike të vendit.

Ardhja juaj nderon autorin dhe organizatorët.

KKVITI

Ndryshe libri “Pogragja ndër shekuj” e autorit Xhafer Xhaferi, është një vepër dokumentare që ndriçon historinë, trashëgiminë dhe identitetin kulturor të Pogragjës ndër shekuj.

Libri, i pasuruar me të dhëna historike, dëshmi arkivore dhe fotografi ilustruese, përbën një kontribut të çmuar për studiuesit, lexuesit dhe të gjithë ata që vlerësojnë kujtesën kolektive dhe trashëgiminë lokale.

Organizatorët ftojnë publikun e gjerë të marrë pjesë në këtë ngjarje kulturore me rëndësi të veçantë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.