ARKATANA

Duelin e shqiptarëve në Serie A e fiton Napoli

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Takimi mes Napolit dhe Lazios i ka takuar napolitanëve të Valon Behramit dhe Blerim Xhemailit.

Napoli mposhti Lazion e Lorik Canës e Etrit Berishës me rezultatin 4 me 2. Në fushë u paraqitën dy lojtarët e Lazios dhe Behrami në anën e vendasve.

Më fatkeqi nga të tre ishte kapiteni kuq e zi që u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 50-të dhe u detyrua të lë fushën më herët.

Gjakovari u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në minutën e 13-të dhe në të 49-ën shkaktoi penalti e u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Lazio ishte e para në epërsi kur Lulic shënoi në minutën e 21-të.

Për të rikthyer duelin në favor të skuadrës së Rafa Benitezit u përkujdesën Mertens që barazoi në minutën e 41-të dhe Higuain që shënoi dy herë për epërsinë 3 me 1.

ARKATANA

8 minuta para fundit për të ngushtuar epërsinë u përkujdes Onazi por kjo nuk ishte e gjitha nga dueli shqiptar brenda Italisë. Në fund të takimit Higuain shënoi për rezultatin përfundimtar e duke përmbyllë takimit me hat- trick.

Napoli mban pozitën e tretë dhe është larg nga Fiorentina si e katërta në 9 pikë e me 5 xhiro deri në fund. Napolitanët nuk kanë shpresë për pozitën e dytë pasi që Roma ka krijuar distancë të pakapshme.

Lazio në anën tjetër është në pozitën e 7 me pesë pikë më pak se Inter që gjendet në pozitën e pestë e cila dërgon në Europa League.

Rezultatet tjera të takimeve të zhvilluara në ora 15:00 janë:

Bologna 1 – 1 Parma
Livorno 2 – 4 Chievo
Napoli 3 – 2 Lazio
Sampdoria 0 – 4 Inter
Torino 2 – 1 Genoa
Verona 3 – 5 Fiorentina

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.