ARKATANA

Gashi e bënë Grasshoppersin lider në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkëlzen Gashi i ka siguruar tri pikë të arta Grasshoppers. Kjo e fundit mposhti Lausanne me rezultat 0:2, derisa e ka marrë primatin në elitën e futbollit zviceran. Gola kanë realizuar edhe Ilir Azemi e Agim Ibraimi.

Shkëlzen Gashi po vazhdon të shkëlqej me Grasshoppersin në elitën e futbollit zviceran. Mesfushori kosovar i ka siguruar tri pikë të arta ekipit nga qyteti i Zurichut.

Grasshopperse mundi Lausanne me rezultat 0:2. Shkëlzen Gashit e ka realizuar golin e epërsisë 0:1 vetë tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Kurse, Munas Dabbur realizoi në fund të takimit për 0:2.

Gjashtë minuta pa përfunduar takimi, Gashi ka dal nga loja, derisa Amir Abrashi ka luajtur 90 minuta.

Me këtë fitore Grasshoppers ka marrë primatin në elitën e futbollit zviceran me 55 pikë të tubuara, dy më shumë sesa Basel që është i dyti, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Azemi i siguron fitoren Greuther Fuerthit

Hidromorava

Ilir Azemi i ka siguruar tre pikë të mëdha Greuther Fuerthit në garë përrikthim në Bundesligë.

Greuther Furthi i dyshes Kosovare, Mërgim Mavrajt e Ilir Azemit e ka mposhtur Aue, me rezultat 2:1. Tre pikë vendasve ia siguroi sulmuesi kosovar në minutën e 58-të.

Pas kësaj fitore, Greuther Furthi gjendet në vendin e dytë në Bundesliga 2 me 53 pikë të tubuara.

Ibraimi shënon për një pikë

Agim Ibraimi e ka shpëtuar Caglarin nga humbja. Mesfushori shqiptarëi ka siguruar një pikë ekipin nga Sardenja në përballje me Sassuolon që përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Ibraimi e barazoi rezultatin nga pika e bardh në minutën e 47-të. Ky është goli i dytë i Ibraimit në Serie A.