Xhaka, 20 minuta në barazimin e Monchengldabach
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili luan tek Borussia Monchengladbach, ka luajtur 20 minuta në barazimin e skuadrës së tij kundër Stuttgartit.
Monchengladbach dhe Stuttgart të shtunën luajtën baras 1-1, në kuadër të xhiros së 30-të të Bundesligës gjermane, transmeton KP.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës në këtë ndeshje është aktivuar në lojë në minutën e 70-të duke zëvendësuar Hermman. Xhaka për minuta sa ishte në terren shfaqi lojë të kënaqshme, ndërsa golin për nikoqirët e shënoi Arango (89), kurse për mysafirët realizoi Didavi (12).
Monchengladbach zë vendin e pestë më 49 pikë, kurse Stuttgart zë vendin e 15-të më 28 pikë të grumbulluara.


