Mobi Casa

Bunjaku tregon kriteret për Përfaqësuesen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Selektori i Kosovës, Albert Bunjaku, përmes llogarisë së tij në rrjetin social, Facebook, i ka postuar në disa pika të shkurta, kriteret që i nevojiten një futbollisti për të qenë pjesë e Përfaqësueses.

Ai po ashtu e ka publikuar listën e Përfaqësueseve të ndryshme, me futbollistët e ftuar nga liga kombëtare përkatëse, në miqësoret e 5 marsit.

Sa u përket kritereve të seleksionimit në Përfaqësuesen A, Bunjaku e ka përmendur kualitetin e ligës ku lojtari gjendet (renditja në FIFA), konkurrencën në pozicion/shkathtësia individuale-kolektive, përvojën ndërkombëtare/edukimin, moshën dhe potencialin për të ardhmen, karakterin e lojtarit dhe gjendjen fizike.

Uji Dea

E futbollistët që do ta kenë mundësinë ta veshin fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, tash e tutje do t’u duhet të jenë gjithsesi pjesë e ligave seleksionuese të mëposhtme: Liga angleze 1-2-3, Liga Spanjolle 1-2, Liga Italiane 1-2, Liga Gjermane 1-2, Liga Franceze 1-2, Liga Ruse 1-2, Liga Turke 1-2, Liga Holandeze 1-2, Liga Belge 1, Liga Portugeze 1, Liga Zvicerane 1, Liga Norvegjeze 1, Liga Suedeze 1, Liga Daneze 1, Ligat 1 nga ish shtetet Jugosllave, Liga Shqipetare 1, Liga Finlandeze 1 dhe Superliga Kosovare.

Bunjaku ndër të tjera i ka përmendur edhe katër fazat e seleksionimit, duke e përmendur atë të tubimeve grupore, testimeve fizike dhe miqësores me Shqipërinë, të periudhës 2009/10, pastaj fazën e seleksionimit individual në ligën vendore dhe në Evropë (periudha 2010/14), fazën e seleksionimit individual dhe konkurrencës (periudha aktuale) dhe në fund faza e konkurrencës dhe performancës, e cila fillon në momentin e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.