Morina jep dorëheqje nga Drita
Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje nga skuadra e Dritës. Skuadrën gjilanas pritet ta drejtoj sërish Bekim Isufi.
Skuadra e Dritës ka mbetur pa trajner. Strategu prishtinas, Arbnor Morina ka dhënë dorëheqje nga ekipi gjilanas, pas barazimit me Ferronikelin (0:0), në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
“Unë nuk e kam ndërmend të shkoj më te Drita. Kam dhënë dorëheqje dhe arsyet do t’ia komunikoj Ismajl Rashitit dhe Saqip Shalës”, ka thënë shkurt Morina, i cili në fillim të sezonit ishte trajner i Ferronikelit, por kishte dhënë dorëheqje.
Morina është trajneri i tretë që largohet nga klubi bardh e kaltër pas Musa Selimit dhe Milazim Zuzakut.
Ndërsa, sipas burimeve të Gazetës Express, drejtimin e ekipit gjilanas ka gjasa merr Bekim Isufi, i cili edhe në të kaluarën e ka drejtuar këtë skuadër.


