ARKATANA

Rrahja e fëmijëve implikon edhe të rriturit, policia konfiskon pushkë gjuetie

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Polica e Kosovës stacioni policor i Gjilanit është njoftuar për një rast “Rrahje” që kishte ndodhur në Fshatin Ponesh, komuna Gjilan. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se dy të dyshuarit vëllezër shqiptar shtetas të Kosovës me banim në këtë fshat kishin shkuar te shtëpia e ankuesit fqinj i tyre për të biseduar lidhur me rrahjen e fëmijëve të tyre.

Pas një debati të ashpër mes tyre ku njëri nga ta dyshohet se kishte pasur me veti një armë zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit për krime të rënda i cili kishte urdhëruar që të bastiset shtëpia e të dyshuarve E.SH dhe A.Sh. të cilët jetonin në të njëjtën shtëpi.

Hidromorava

Gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë dy tytëshe e prodhimit Turk pa dokument validë. Me urdhër te Pakurorit rasti cilësohet “Armë mbajtje pa leje dhe Lëndim i lehtë trupor”. Rasti në procedurë të rregullt procedohet në Gjykatë njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/