United Hospital

Het trik i Ismet Ramushit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nuk shënuan më shumë se një gol në pesë ndeshje e përnjëherë Drita ia doli të shënojë tre gola, edhe atë nëpërmjet qendërsulmuesit Ismet Ramushi. Në këtë ndeshje ka shpërthyer edhe Mentor Zhdrella, që ishte në elementin e tij, derisa mysafirët nga Fushë Kosova u ngjitën për fundin e tabelës dhe me drojë presin xhirot në vazhdim. Shënues: Ismet Ramushi 21’ (nga penaltia), 65’, 90’. Drita – Fushë Kosova 3:0 (1:0).

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 800. Arbitra: A. Tahiri, A. Peshteri, M. Qehaja, S. Isufi. Shënues: Ismet Ramushi 21’ (nga penaltia), 65’, 90’. Kartoni i verdhë: B. Shabani, Islami – Muqiqi, Beqiri, Sermaxhaj.

Drita: Latifi, Ramushi, Kelmendi, Prekopuca (Xh. Shabani), Zhdrella, Limani, Islami, Bërbatovci (Hasani), Gashi (Rexhepi). Trajner: Arbnor Morina.

Fushë Kosova: Neziri, Pevqeli, Dumani, Muqiqi, Beqiri, Pllana (Shala), Sermaxhaj, Muja, Hajdini, Mavriqi (Bushi), Haliti (Dragusha), Trajner: Sami Sermaxhaj.

Nuk shënuan më shumë se një gol në pesë ndeshje e përnjëherë Drita ia doli të shënojë tre gola, edhe atë nëpërmjet qendërsulmuesit Ismet Ramushi. Në këtë ndeshje ka shpërthyer edhe Mentor Zhdrella, që ishte në elementin e tij, derisa mysafirët nga Fushë Kosova u ngjitën për fundin e tabelës dhe me drojë presin xhirot në vazhdim.

Vendasit për herë të parë kanë shënuar nga pika e bardhë, pasi që në minutën e 20, ishte Mavriqi që ndërhyri në Gashin e vendasve dhe përgjegjësinë për të gjuajtur dënimin më të rëndë e mori Ismet Ramushi. Ai me urti ka gjuajtur në këndin e majtë të poshtëm të portës, e portieri mysafir u hodh në anën e djathtë, atje ku nuk ishte topi. Në pjesën e parë rast të mirë për vendas pati edhe Bërbatovci në minutën 40 dhe Muja e mysafirëve që nuk e qëlloi topin si duhet.

Uji Dea

Në pjesën e dytë, në minutën 64 Drita pati rast të shënojë, por Kelmendi edhe pse e kaloi edhe portierin, nuk ia doli të shënojë, ngase nga vija e portës topin e dëboi Beqiri. Një minutë më pas, B. Shabani ka shpërthyer nga e majta, harkoi mirë për Ramushin e ky nga afërsia e futi topin në rrjetën e zbraztë. Në minutën 68, rast të mirë pati edhe Muja i mysafirëve, por shumë i mirë u tregua Latifi, që e ndali topin me dorë. Mysafirët e fituan një penalti në minutën e 74, kur Syla nga prapa e ndali Hajdinin.

Zëvendësuesi Gashi, mori përgjegjësinë dhe qëlloi ngathtë, ngase topin e dërgoi shumë lart mbi portë.

Drita shënoi edhe një gol në fund të ndeshjes, kur Ismet Ramushi e vodhi një top nga mbrojtja mysafire dhe nga afërsia shënoi het trikun e tij të parë këtë stinor.

Thanë pas ndeshjes:

Arbnor Morina (Drita): “Edhe në këtë takim u vërtetua se Fushë Kosova është ekip i mirë. Ne e ndërruam konceptin e lojës dhe dhamë një lojë të pëlqyeshme dhe e arritëm një fitore bindëse”.

Sami Sermaxhaj (Fushë Kosova): Jemi keq me pikë, Ishte lojë me tension, sidomos për ne. Drita ishte ekip më i mirë dhe fitoi me meritë e Zhdrella sërish ishte i pakapshëm për ne dhe dëshmoi se është lojtar i një niveli tjetër”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.