ARKATANA

Iluzioni, Demarkacioni, Misioni!…

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Beqë Cufaj – I.Në tavolinën e punës e kam qe sa kohë një libër. Dhuratë nga një mik i mirë. Aq i mirë saqë e kam zor ta “hedhi” në morinë e kaosit apo rendin e harresave në vitrina. Por a lexohet një libër që mban titullin: “Kosova- a Monographic Survey” (Kosova- një Studim Monografik).Botim i Akadamisë së Shkencave dhe Arteve.Viti 2013.

I.

Në tavolinën e punës e kam qe sa kohë një libër. Dhuratë nga një mik i mirë. Aq i mirë saqë e kam zor ta “hedhi” në morinë e kaosit apo rendin e harresave në vitrina. Por a lexohet një libër që mban titullin: “Kosova- a Monographic Survey” (Kosova- një Studim Monografik).Botim i Akadamisë së Shkencave dhe Arteve.Viti 2013.

Librat që janë “studime” thjesht nuk lexohen. E tëra që njeriu me këto gjëra bën: studiohet, konsultohet, shfletohet pjesë- pjesë… etj. Gjë që pak a shumë edhe e kam bërë. Dhe s’kam çfarë të them: një libër me kopertina të zeza që është për faqe të zezë. Një libër që s’ka të bëjë asgjë as me kohën që e jetojmë as me kohën që ai nënqiell (Kosove!) e ka kaluar. Një libër në të cilin historia, shkenca, kultura, arsimi… ah! çdo gjë, nis ftillon në Ilirinë e Moçme dhe përfundon në vitin 1991- nganjëherë 1999 dhe pak fare pak në vitin 2008.

Një libër për faqe të Zezë i cili s’ua bën fijen e nderit as botuesve të tij e të mos flas për autorët në të.6 minuta më parë Dorëzohet peticioni për lirimin e Ramush Haradinajt Por edhe një libër i rëndësishëm: sepse (sidomos) ky botim tregon se ku(sh) është Kosova. Një vend i prangosur në robërinë mendore të së kaluarës (personale) të Academician-ëve dhe Analfabetianëve që i kanë aty: çdo ditë e në çdo hap që e jetojnë.

Uji Dea

Çfarë iluzioni! Iluzion që të besohet se në kapërcimin e madh mes kohës (Jugosllavisë!) së Titos, robërisë së Milosheviqit dhe lirisë së arritur nga fëmijët e rritur në robëri- UÇK, intelektualët e ri, të Kosovës a ata të shkapërderdhur nëpër PERËNDIM, se këta Akademcian-ët që tash janë plakur dhe janë mbyllur në atë Anijen e tyre kozimike që ua ka ndërtuar Hashimi, të del një libër hajri.Çfarë iluzioni të besohet që për Kosovën bëjnë libër ata që kur kanë parë dritën e (nën)qiellit s’ka qenë as qiell Kosove!Një iluzion që e shpjegon dokumentari i ARTE me titullin kaq domethënës: Iluzioni Jugosllavi!Iluzioni që disa Academician-ë të Kosovës që ishin dhe janë prodhim i Iluzionit (Jugosllavi) të bëjnë Monografi për krejt Kosovën dhe kohërat e saj.

II.

Në vazhdën iluzore njeriu nuk ka si të çuditet as habitet kur sheh KryeAcademician-in e Kosovës të veshur me kapotë zhguni, mbathur me çizme prej llastiku, një kërrutë në duar duke i shkuar cep më cep një vendi të vogël në po cep të Europës me sprovën që t’ia masë kufirin!Centimetër për centimetër.Dhe pa u vonuar shumë, posa i ikin të rinjtë (gjeografët) KryeAcademician-i shkon atje ku ka shkuar gjithmonë (tek Qeveria) dhe bashkë me këtë (Qeverinë) dalin para popullit dhe thonë: po kufiri është ky! Ky që po thotë Qeveria. Jo ai në të cilin janë rritur banorët e asaj anëve: qytetarë, intelektualë, deputetë!Guxoj ta bëj një prognozë. Le ta firmosin dhe votojnë që kufiri t’u shkon edhe deri në Burojë a Prapshticë: por viza s’do të marrin këtë vit!

III.

Një drekë me Ramushin e Konsullin e Kosovës.Dhe pasdrekë me Ramushin në Strasbourg.Nuk dua ta pyes për durimin dhe qetësinë që po ruan në një situatë e cila ka krijuar aq shumë situata sa veç një Proces i Franc Kafkës do të mund të “ndihmonte” ta shpjegojë absurditetin.Rrugëve e tarracave të Straßbourg-ut dua të mësoj vetëm një gjë nga ai: cili është Misioni i tij?A ka Mision? Më thotë që këtë.. do ta mësoj posa të kthehet në Atdhe! /CUFAJ.COM

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.