Mobi Casa

Azemi shënon dy gola për Furthin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ilir Azemi ka realizuar dy gola për Greuther Furthin. Kjo e fundit në shtëpi e mposhti Fortuna Dusseldorf me rezultat 4:1. Kurse, gol ka realizuar edhe Alban Meha. Ilir Azemi ka shpërthyer. Sulmuesi i Kosovës ka realizuar dy gola për Greuther Furthin. Kjo e fundit në shtëpi e mposhti Fortuna Dusseldorf me rezultat 4:1.

Sulmuesi shtatlartë ka realizuar dy golat e parë në këtë përballje. Golin e epërsisë 1:0 e ka shënuar në minutën e 39-të, derisa avantazhin në 2:0 e ka ngritur në minutën e 55-të. Kurse, dy golat e tjerë i kanë realizuar Daniel Brosinski (65) dhe Zoltan Stieber (78).

Nëntë minuta pa përfunduar takimi, Azemi i ka liruar vednin Korcsmarit, derisa mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavarj ka luajtur 90 minuta për Greuther Furthin në këtë takim.

Mobi Casa

Me këtë fitore, Greuther Furthin është ngjitur në vendin e dytë në renditjen tabelore me 48 pikë të tubuara, një më pak sesa Koln që gjendet i pari, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërsa, edhe Alban Meha gol ka realizuar gol për Paderbornin. Kjo e fundit mposhti St. Pauli me rezultat 3:0. Reprezentuesi i Shqipërisë e ka realizuar golin e dytë në minutën e 58-të.

Me këtë fitore, Paderborn ka tubuar 46-të pikë, derisa renditet në vendin e tretë në Bundesliga 2