ARKATANA

Seferi përballë Predomos

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, më 11 prill në Berlin të Gjermanisë do ta zhvillojë duelin e tij të radhës. Seferi do të takohet me boksierin, Gusmyr Perdomo në Univers Hall.

Kampioni shqiptar në 34 duelet e mëparshme ka 20 fitore dhe gjashtë humbje. Përderisa kundërshtari i tij, Perdomo, në 24 duele të zhvilluara ka 21 fitore, duke pësuar vetëm tri humbje.

Eco Higjiena

Të kujtojmë që Seferi duelin e tij të fundit e zhvilloi me 20 dhjetor të vitit të kaluar, duke shënuar fitore përballë Steve Herelius në raundin e shtatë./tribuna/