Uji Dea

Haziri takon boksierin Erzen Rrustemi i njohur si “Luani i Karadakut”

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij boksierin e famshëm nga Gjilani që jeton dhe vepron në Zvicër, Erzen Rrustemi.

Haziri e ka uruar Rrustemin për rezultatet e mëdha që ka treguar në kategorinë Cruiserweight dhe super të rëndë, duke e falënderuar që po na bënë krenar gjithë Kosovën, e në veçanti Gjilanin me rezultatet e tij të mëdha në këtë fushë të sportit.

Kryetari Haziri i ka dëshiruar suksese edhe më të mëdha boksierit Erzen Rrustemi në karrierën e tij profesionale.

United Hospital

Boksieri Erzen Rrustemi, që bokson për Box Club Burgdorf në Zvicër, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, duke u shprehur se do të vazhdoj të boksoj në kategorinë Cruiserweight duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze dhe duke qenë shembull i mirë për të rinjtë.

Rrustemi, i cili njihet si “Luani i Karadakut”, në vitin e kaluar i ka zhvilluar katër ndeshje dhe që të gjitha i ka përfunduar me knockout./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.