ARKATANA

Nushi shënon në fitoren e St.Gallenit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kristian Nushi i është rikthyer golit. Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, ka shënuar golin e vetëm të fitores së St.Gallenit 1:0 ndaj Thunit. 31-vjeçari shënoi në minutën 52. Goli i tij doli të jetë vendimtar. Ai u zëvendësua në minutën 75.

Titullar për St.Gallenin luajti edhe Ermir Lenjani. Nushi rikthehet me gol pas tri ndeshjeve pezullim, ku javë me parë u dënua nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Zvicrës. Shkak për këtë ishte bërë një ndërhyrje e rrezikshme e tij ndaj një kundështari.

FIDANISHTJA

Me këtë fitore, St Gallen kalon në vendin e gjashtë me 36 pikë, një më shumë se Thuni. Takimi i luajtur mbrëmë në St.Gallen ishte i vlefshëm për javën 26.