United Hospital

Ramadani: S’ka vend për panik nga Gripi i derrit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadan në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se numri i të prekurve nga gripi i derrit është në suazat e normales.

Ramadani thotë se numri i qytetarëve të prekur nga gripi, është pasojë e përhapjes së madhe të sëmundjeve virale gjatë periudhës së fundit.

“Mbi 100 mijë qytetarë kanë marrë vaksina si masë mbrojtëse nga gripi H1N1 dhe A1N1”, ka thënë Ramadani për Telegrafin.

Fundamenti

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tw mwrkurwm është regjistruar viktima e katërt nga virusi H1N1, i njohur si gripi i derrave. Viktima e regjistruar është nga fshati Shlivovë i Gjilanit. Ajo në klinikë ishte transferuar në ditën e 8-të të sëmundjes.

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik deri tani janë konfirmuar 66 raste me H1N1. Katër pacientët ende po mjekon në Klinikën Infektive, ndërsa për 3 raste të tjera janë në pritje rezultatet e analizave nga Instituti Kombëtar./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.