Një vitias arrestohet për kanosje
Gjilan – Në fshatin Radivojc të Vitisë më 21.02.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kërcënuar me armë dy viktima meshkuj shqiptarë.
Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë jofunksionale. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


