ARKATANA

Zgjidhet problemi i administratës se UP’së, sot përfundon greva

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, pas një mbledhje afro katër orëshe që ka mbajtur të enjten në mbrëmje, ka marrë katër vendime të rëndësishme për funksionimin e Universitetit.

Kështu ka thënë për “Kohën Ditore”, kryetarja e këtij Këshilli, Shefkije Islami, e cila ka bërë të ditur seKD-ja në këtë mbledhje ka miratuar buxhetin e UP-së për vitin 2014, pastaj ka zgjedhur prorektorin e pestë dhe të fundit të kësaj nomenklature, ka miratuar një rregullore për sistematizimin e vendeve të punës në UP, si dhe ka ofruar një zgjidhje të përkohshme për punonjësit e administratës së UP-së, të cilët prej dy ditësh kanë hyrë në grevë në kërkim të rritjes së pagave dhe definimit të statusit të tyre për vendet e punës.

Uji Dea

Islami nuk e ka përmendur shumën e buxhetit të miratuar, teksa ka bërë të ditur se KD-ja, si organi më i lartë i UP-së ka emëruar të enjten prorektorin e pestë të menaxhmentit të ri të përkohshëm.

Ai është Hysni Osmani, profesor i rregullt i Fakultetit të Makinerisë, i cili është emëruar u.d. i prorektorit për financa, në UP.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.