FIDANISHTJA

Turqia me ofertë zyrtare për Januzajn

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Fatih Terim ka zbuluar se ka kërkuar nga ylli i Manchester United, Adnan Januzaj që të luajë për Turqinë. Menaxheri i kombëtares turke, Terim, ka thënë se kërkesa për shërbimet e tij është bërë nga shumë persona.

“Presidenti i Federatës, stafi dhe unë kemi kërkuar nga Januzaj që të luajë për Turqinë”, ka thënë Terim.

“Babai i tij është turk, nëna e tij është kosovare, dhe Shqipëria, Anglia, Kosova e Belgjika që të gjitha këto po e kërkojnë atë që t’ua përfaqësojë vendin e tyre. E nëse ne nuk ia japim mundësinë atij që të na përfaqësojë neve, do të kritikohemi. “Jemi duke punuar që ta gjejmë mundësinë në mënyrë që Januzaj të luajë për Turqinë. Nëse ai vendos të luajë për ne, edhe ne kemi të drejtë ta marrim atë”, ka thënë Terim, transmeton Koha.net.

FIDANISHTJA

Januzaj, i cili ka prejardhje nga Kosova, ka lindur në Belgjikë dhe ka të drejtë të luajë për disa shtete, përfshi Belgjikën, Shqipërinë dhe Kosovën.

Anësori 19-vjeç mund të luajë edhe për Turqinë meqenëse ka të kaluar turke, por ka dhe të afërm tjerë që ende jetojnë në Turqi.

Megjithëse ka lindur në Belgjikë, Januzaj asnjëherë nuk e ka përfaqësua këtë shtet në asnjë garë ndërkombëtare dhe ka refuzuar të gjitha ftesat e deritanishme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.