ARKATANA

Greva në Universitetin e Prishtinës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kësaj radhe janë punonjësit e administratës së Universitetit të Prishtinës ata që kanë bllokuar punët në UP. Studentët nuk kanë mundur të kryejnë asnjë procedurë administrative të martën, si pasojë e grevës në të cilën janë futur këta punonjës që po kërkojnë zgjidhjen e statusit të tyre dhe rritjen e pagave.

Një ditë pas hyrjes në fuqi të kontratës kolektive, punëtorët e Administratës të Universitetit të Prishtinës në shenjë pakënaqësie për pagën që marrin, kanë hyrë në grevë. Ata kohë më parë i kanë dërguar një listë kërkesash në rektorat ku njëra prej kërkesave të tyre është edhe që të caktohet statusi i tyre meqë ende nuk e dijnë nëse janë staf civil apo administratë.

“Ne ndonëse kontratat i kemi bazuar në ligjin për shërbimin civil nuk i gëzojmë të drehtat e shërbyesve civilë. Kur kanë ndodhur rritje pagash herën e kaluar kjo rritje nuk na ka takuar neve. Kjo edhe për shkak të lojalitetit që sindikata ka treguar në raport me rektoratin”, thotë një zyrtar i UP-së, pa dashur t’i përmendet emri.

Ky zyrtar ka thënë se pagat e kolegëve të tyre në fakultetet e sapoformuara në regjione janë shumfish më të larta se ato të kolegëve të tyre në Prishtinë. Sipas këtij zyrtari, Bardh Bardhi, udhëheqës i sindikatës në UP së fundi nuk i ka lejuar punonjësit e Fakultetit Teknik që të dalin në greva, pasi ai gjatë gjithë kohës sa ka qenë në krye të sindikatës nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e statusit të shërbyesve civilë.

Por Bardhi, i cili nuk e ka mbështetur grevën e punonjësve të Administratës së Universitetit të Prishtinës, ka thënë se do të duhej pritur deri në fillim të prillit që të ndodhnin këto zhvillime.

UBT

“Ata nuk janë anëtarë të sindikatës dhe është një grup prej disa personash që po bëjnë këtë grevë”. Por, përveç Fakultetit Teknik, greva kanë mbajtur shërbimet administrative në gjitha fakultetet.

Kërkesa kryesore e punonjësve të Administratës ishte për zgjidhjen e statusit të Shërbyesve të Administratës së Universitetit të Prishtinës, rritja e pagës në bazë të koeficientit që kanë dhe punës që kryejnë në krahasim me degët e tjera të UP-së që gjenden jashtë Prishtinës
Njëri prej organizatorëve të kësaj greve, ka thënë për Indeksonline se greva do të vazhdojë deri në realizmin e kërkesave.

“75% të punonjësve të UP-së i kemi bërë nënshkrimet lidhur me këtë grevë, dhe se do të vazhdojmë deri sa të realizohen kërkesat e tona”, ka thënë ai.

Ndërkohë, sindikalisti Bardhi ka thënë se pagesa e punonjësve të administratës duhet të bëhet në mënyrë rektroaktive, prej kur ka ndodhur rritja e parë e pagave për shërbyesit civilë.