Eko Higjiena

“Sheikët” e drejtësisë nuk i prek askush

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Verifikimi apo hulumtimi më i detajuar e në hollësi i prejardhjes së pasurisë së të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë lë shumë për të dëshiruar, derisa në anën tjetër ka mjaft gjyqtarë e prokurorë që janë bërë milionerë apo kanë pasuri të mëdha, por që askush nuk e ka verifikuar prejardhjen e këtyre pasurive të tyre, e që sigurisht se i kanë arritur në rrugë antiligjore.

Analistët kërkojnë që të verifikohet çdo pasuri e dyshimtë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Verifikimi apo hulumtimi më i detajuar e në hollësi i prejardhjes së pasurisë së të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë lë shumë për të dëshiruar, derisa në anën tjetër ka mjaft gjyqtarë e prokurorë që janë bërë milionerë apo kanë pasuri të mëdha, por që askush nuk e ka verifikuar prejardhjen e këtyre pasurive të tyre, e që sigurisht se i kanë arritur në rrugë antiligjore. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e kësaj fushe. Ndaj, është shtuar edhe çështja se pse nuk po mund të nxirret assesi një ligj i veçantë apo i tillë siç është ai anti- mafia, dhe po ashtu përse KGJK-ja dhe KPK-ja, por edhe Parlamenti i Kosovës diskutojnë fare pak apo hiç për këtë fenomen në mënyrë që për rrjedhojë të bëhej ” vetëpastrimi” përmes “Vetting”-ut dhe duke i bërë gjetjet e vërteta të shkaktojnë edhe vetëlargimin e gjyqtarëve e prokurorëve të dyshuar për korrupsion e vepra të tjera inkriminuese!?

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se brenda sistemit të drejtë- sisë ka mjaft gjyqtarë e prokurorë që ligjin dhe drejtësinë e kanë instrument për interesat e tyre dhe të mafio- politikës, derisa, sipas tij, fatkeqësisht në anën tjetër, edhe pse KGJK-ja dhe KPK-ja janë monitoruesit dhe në njëfarë forme kontrolluesit e performancës së gjyqtarëve, në këtë rast dhe të prokurorëve, por edhe kontrolluesit e shkeljeve dhe abuzimit të këtyre me ligjin, megjithatë Kelmendi thotë se fare pak apo aspak nuk ka rezultate në këtë drejtim. ” Pra, sigurisht se ka mjaft gjyqtarë e prokurorë që janë milionerë apo kanë pasuri të mëdha, por askush nuk e ka verifikuar prejardhjen e këtyre pasurive të tyre, e që sigurisht se i kanë arritur në rrugë antiligjore”, tha ai.

Mobi Casa

Inkriminimi i sistemit

Tutje, Kelmendi ka nënvizuar se një fenomen i tillë domosdo që është mjaft shqetësues, andaj edhe do të duhej ngritur si çështje edhe në Parlamentin e Kosovës për diskutim kjo temë, por, sipas tij, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë përderisa të jetë kjo klasë politike në pushtet, ngase, siç tha, edhe pushteti ka dorë në sistemin e drejtësisë bashkë me të inkriminuarit. ” Prandaj, për sistemin tonë të drejtësisë duhet një “VETTING”, sikur që po ndodh në Shqipëri, për ta pastruar kësisoj gjyqë- sorin dhe prokurorinë nga gjyqtarë e prokurorë të inkriminuar dhe të korruptuar, por edhe për ta bërë dhe pastrimin e figurës së tyre. Ky “VETTING” duhet të ndodhë dhe mbase kjo për ta shpëtuar sistemin e drejtë- sisë nga kapja e të korruptuarve dhe të inkriminuarve dhe për ta vendosur shtetin e së drejtës dhe sistemin e drejtësisë në funksion të ligjit, dhe kështu për të pasur institucione të drejtësisë kredibile, të besueshme dhe me integritet profesional”, është shprehur analisti Naim Kelmendi. Analisti tjetër, Shefqet Dibrani thotë se verifikimi i pasurive tejet të mëdha, madje edhe milionëshe i disa prej gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe të tjerëve, aktualisht një hulumtim dhe verifikim i tillë është i një natyre shumë të zbehtë dhe të mangët e jo adekuate, andaj, sipas tij, në këtë drejtim do të duhej të përgatitej dhe të miratohej një ligj për hulumtimin e prejardhjes së pasurisë së të gjithë atyre, por edhe të zyrtarëve të tjetër shtetërorë dhe institucioneve të tjera, por që ky hulumtim, siç tha, të bëhej që nga pas lufta e tutje që të ketë një vërtetim të gjendjes dhe mënyrës së pasurimit të pabazë ose edhe me bazë të gjithë atyre njerëzve në sistemin e drejtësisë, por edhe në institucionet e tjera që kanë arritur pasuri marramendëse

Hetim i pavarur për të dyshuarit

gjë e tillë vështirë se mund të ndodhë të paktën jo edhe për një kohë, ngase, sipas tij, zyrtarët politikë vazhdimisht flasin kundër korrupsionit, ndërsa në anën tjetër ky fenomen nuk ka të ndalur, dhe se realiteti gjithnjë po dëshmon të kundërtën, pasi korrupsioni po shënon vetëm rritje. ” Por, për fat të keq, gjendja e tillë është përsëritur edhe në Qeverinë e tanishme, e cila flet vazhdimisht për rritjen ekonomike, gjersa në Kosovë vetëm shkalla e korrupsionit është duke shënuar rritje, ndërsa të gjitha këto fenomene janë detyrë e prokurorëve, por nëse shikohen formularët e deklarimit të pasurisë së tyre dhe rritja marramendëse e asaj pasurie të deklaruar lë të kuptohet se edhe ata qenkan të zhytur në korrupsion dhe përvetësim të pasurisë së paligjshme “, ka vijuar më tej ai. Prandaj, sipas Dibranit, në këtë gjendje që ka rënë kaq poshtë sistemi i drejtësisë, dhe ku shihet qartë se pasuria e prokurorëve dhe gjyqtarëve është tej mundësive reale karshi të ardhurave të tyre, do të duhej të krijoheshin komisione dhe mekanizma të tjerë më transparentë. “T’u besohej auditorëve të pavarur të cilët në mënyrë profesionale do të hulumtonin pasurinë e secilit, pra edhe atë të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, të cilët dyshohet se edhe janë përgjegjës për gjendjen kaq të pashpresë në Kosovë “, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti, Shefqet Dibrani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.