Fundamenti

Ri-shfaqet Isa Mustafa, ironizon me Thaçin – e quan Babadimër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i LDK’së është ri-shfaqur nga heshtja e tij. Ai ka ironizuar me Kryeministrin Hashim Thaçi, në lidhje me vendimin e tij për rritje të pagave “Hashim Thaçi si Babadimri. Premton dhurata kah sillet!”, shkruan Mustafa në facebook.

Sjelljet dhe premtimet të këtillat pa mbulesë financiare e quan Greqinë në bankrot katastrofal dhe krizë të thellë ekonomike e financiare por edhe disa vende të tjera evropiane, paralajmëron konomisti Isa Mustafa.

“Kryeministri ynë në largim nuk ka të drejtë të krijon obligime pa mbulesë. Shërbyesit civil meritojnë tu rriten pagat, meritojnë arsimtarët, mjekët, policët, pjesëtarët e FSK-së, gjyqtarët, prokurorët”, shkruan Mustafa në Facebook.

Fundamenti

“Meritojnë të kenë kujdesin e shtetit, i cili menxhon me tatimet e mbledhura nga qytetarët. Meritojnë të sëmurit nga leukemia e të sëmurit e tjerë, meritojnë pensionistët. Meritojnë të kenë punë ata që janë të papunë dhe ky është obligim meritor i Kryeministrit të një vendi”, thotë Mustafa.

Sipas tij, Kryeministri Thaçi nuk është Babadimër, sepse, as skamja as sëmundja dhe as papunësia nuk ndodhin vetëm në kohë të fushatës, por në këtë kohë duket se kemi skamje të ndërgjegjes së Kryeministrit Thaçi, i cili po manipulon me publikun.

“Edhe ky është një argument se ai duhet të largohet sa më shpejtë me këtë qeverisje të keqe”, përfundon postimin e tij në facebook Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.