KKVITI

Fakulteti i Edukimit, i vetmi në UP që kërkon program akreditimi për doktoraturë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Fakulteti i Edukimit po përgatitet të startojë me program për doktoraturë, në vitin e ri akademik 20142015, të parin për shkencat e edukimit, në Kosovë. Ky program, në fakt është i vetmi i këtij niveli, në gjithë Universitetin e Prishtinës, i dorëzuar për shqyrtim në Rektoratin e UP-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ardian Gola, zëdhënës në rektoratin e UP-së ka thënë për gazetën se në vitin 2014 është sjell vetëm një program i Doktoraturës për shqyrtim, dhe bëhet fjalë për programin e studimit “Shkencat e edukimit”, nga Fakulteti i Edukimit.

FIDANISHTJA

Një numër jo i vogël i programeve të doktoraturës nga Fakultete të ndryshme të UP-së janë refuzuar të akreditohen nga Agjencia e Akreditimit, vitin e kaluar.