ARKATANA

Gjigantët pas Shaqirit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Juventusi, Napoli dhe Liverpooli kanë shfaqur interesim për Xherdan Shaqirin. Bayern Munich mund të heq dorë nga mesfushori kosovar për 10-15 milion euro.

Xherdan Shaqiri ka gjasa të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli kosovar nuk po mund të gjejë hapësira në skuadrën e Pep Guardiolës.

Reprezentuesi i Zvicrës ka përfunduar në bankën rezervë, pasi ka konkurrencë emra të mëdhenj si: Franck Ribery, Mario Gotze, Arjen Robben e Thomas Muller

KKVITI

Ndërsa, sipas uebfaqes Football Direct News, Shaqiri ka zgjuar interesimin e Juventusit, Napolit dhe Liverpoolit

Klubet e interesuara për mesfushorin me prejardhje nga Zhegra duhet t’i dhurojnë Bayern Munichut 10-15 milionë euro dëmshpërblim.