ARKATANA

“Dodona” sjell Prishtinën në Frankfurt

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Në Frankfurt, me organizimin e Konsulatës së Kosovës, në sallën e Teatrit Ndërnacional u shfaq, Komedia : “ KU …ÇKA ?! Where…What ?! “

Aktoret : Florentina Ademi, Albulena Kryeziu, e Aurita Agushi si dhe artisti i talentuar Mentor Zymberaj, shkëlqyen në skenën e Frankfurtit ! Komedia, ”Ku?…Çka?! përgatitur, nga trupa e Teatrit “Dodona”, të Prishtës në regji të Elmaze Nurës kishte joshur qindra mërgimtarë të moshave dhe profileve të ndryshme arsimore që kishin vërshuar foajenë e Teatrin Ndërnacional të Frankfurtit.

Në njëfarë mënyre organizimet e tilla, përveç kënaqësisë së momentit, luajnë rol edukues dhe urë lidhës mes Kosovës dhe vendeve të ndryshme të Evropës.

Organizimi i shfaqjeve të teatrale për mërgimatrët shqiptarë në Evropë, krijon ura lidhëse të qëndrueshme me vendin e prejardhjes, dhe i shërben afirmimit të vlerave të kulturës kombëtare. “ Konsulata e Republikës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë, krahas shërbimeve efiçiente ndaj bashkatdhetarëve në çështjet e dokumentacionit identifikues, i ka vënë vetes prioritet për afirmimin e shtetit, përmes diplomacisë publike dhe kulturore. Tanimë mund të themi se Misionet tona Diplomatike dhe Konsulore, janë konsoliduar, për të hapur rrugë të reja në përfaqësimin më të mirë të vendit, tha konsuli, Astrit Zemaj.

FIDANISHTJA

Lidhur me angazhimin e konsulatës së Kosovës në Frankfurt në prezantimin e kulturës ksovare para auditorit gjerman dhe kosovar, Fatmire Musliu, këshilltare, ka theksuar se; “Pas kalimit të fazës fillestare të ngritjes së shërbimit civil për qytetarët kosovarë,në botën e jashtme, rëndësi e veqantë po i kushtohet prezantimit të kulturës kosovare në Diasporë. Kosova me numër të lartë të të rinjëve, sot ofron mjaft resurse të Artit dhe Kulturës, me të cilat para botës mund të prezantohet në mënyrë të denjë ”.

Nga prononcimi që morëm nga disa spektatorë pas shfaqjes, krijuam bindjen për impresionet e tyre pozitive për aktorët e rinjë nga Kosova, të cilët falenderuan për angazhimin e tillë ndërmjetësues të Konsulatës së Kosovës në Frankfurt. Njëherit mërgimtarët, shprehën interesimin e tyre që grupe të tilla të aktorëve të vizitojnë më shpesh, jo vetëm Frankfurtin, por edhe qytetet tjera gjermane , ku kosovarët janë me shumicë.

Mbrëmja e organizuar nga Konsulata e Kosovës në Frankfurt,dëshmoi nevojën e diasporës kosovare për konsumin kulturor me origjinë shqiptare./Halil Rrustemaj/albinfo/