United Hospital

Studentët nga Universiteti i Oslos për vizitë zgjodhën UBT

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Një grup prej 30 studentëve nga Republika e Norvegjisë, të cilët studiojnë në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Oslos, gjatë qëndrimit të tyre disa ditor në Republikën e Kosovës, krahas aktiviteteve tjera, për vizitë akademike kanë përzgjedhur UBT-në, nën organizimin e ligjëruesve të këtij institucioni si Emrush Ujkani dhe Liridon Shurdhani.

Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, studentëve nga shteti norvegjez, përveç që ju dëshiroj mirëseardhje ju mbajti edhe një ligjëratë, për sektorin e edukimit në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë për UBT-në dhe programet të cilat ofrohen në këtë institucion të dijes.

Ai gjithashtu të pranishmeve ju foli për mundësit e studimit në UBT duke u nisur nga fakti se kurrikula e programeve akademike në UBT është e avancuar dhe konform standardeve ndërkombëtare.

United Hospital

Ndërsa, Emrush Ujkani, para studentëve mysafir, foli për proceset e integrimeve evropiane në Ballkanin Perëndimore, duke u ndalë veçanërisht në rastin e Kosovës, dhe për sfidat të cilat janë duke u ballafaquar vendet e këtij regjion në përmbushjen e agjendës evropiane.

Studentët parashtruan gjithashtu pyetje lidhur me dialogun e Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për mënyrën dhe kulturën e arsimimit në UBT.

Përzgjedhja për vizitën e UBT-së është bërë në bazë të përformancës së shkëlqyeshme që ka treguar UBT-ja, në të gjitha drejtimet e studimeve, për të cilën kanë dëgjuar studentët norvegjez./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.