Kacafytën dy të rinj gjilanas, policia gjatë arrestimit konfiskon substanca narkotike
Gjilan – Në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, Policia e Kosovës, njësitet patrulluese gjatë patrullimit kanë ndalur dy të dyshuarit shqiptar (16 & 17 vjeçar) të cilët pas një mosmarrëveshje që kanë pasur janë kacafytur në mes veti të cilët, të dyshuarit fillimisht janë arrestuar nga policia, dhe gjatë kontrollit të njërit nga të dyshuarit 16 vjeçar i është gjetur një sasi e substancë narkotike.
Njësiti Anti drogë ka bërë matjen e substancës narkotike ku ka peshuar 1.1 gram të llojit Marihuanë. Të dyshuarit kanë pësuar edhe lëndime trupore gjatë përleshjes, me ç‘rast posedojnë raportet mjekësore, ata janë intervistuar në prani të mbrojtësve të tyre.
Rasti i referohet njësisë së hetimeve për zbardhjen e rastit njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


