ARKATANA

Berishaj: Do ta rikthejmë UP-në në binarët e saj

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Profesori i Sociologjisë, Anton Berishaj, në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar zgjedhjen e tij si ushtrues detyre i rektorit të Universitetit të Prishtinës, ndërsa beson se me një angazhim të përbashkët të të gjithëve, do ta rikthejnë UP-në në binarët e saj.

“Përvoja ime si pjesë e stafit akademik, njohja e problemeve dhe e specifikave të këtij tempulli të dijes, konsideroj se do të ma bëj më të lehtë tejkalimin e vështirësive”, ka thënë Berishaj për Telegrafin.

Uji Dea

Ndryshe, pas dorëheqjes së ish-rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, dhe të prorektorit Nuri Bexheti, dorëheqje kishte dhënë edhe i emëruari në pozitën e ushtruesit të detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, dhe katër prorektorë, duke e lënë Universitetin pa hierarki menaxhuese. /Telegrafi/