UBT

Në Gjilan e Kamenicë përmbyllet manifestimi treditor i Epopesë së UÇK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së Komuna e Kamenicës vazhdoi aktivitetet e ndryshme me ekspozita, turnire e aktivitete tjera kulturore. Begzad Sinani ka marrë pjesë në të gjitha këto aktivitete. Edhe në Gjilan me ndezjen simbolike të zjarreve tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, është përmbyllur manifestimi treditor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës”.

Kryetari i Komunës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme mori pjesë në aktivitetet për nder të Epopesë së UÇK-së si në ekspozitën me fotografi të vjetra shqiptare, turniri i femrave në ping – pong, garë Eseje me nxënës të shkollave të mesme, nata e Zjarreve – te Varrezat e Dëshmorëve dhe në fund është përmbyllur me programin kulturor – artistik.

Edhe në Gjilan me ndezjen simbolike të zjarreve tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, është përmbyllur manifestimi treditor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës”.

Fundamenti

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, zyrtarë komunal, familjarë të dëshmorëve si dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Manifestimi i është kushtuar rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe 55 Jasharëve tjerë, 16 vjet më parë./rajonipress/

Mund të ju interesoj: