Nexhat Daci: LDK nuk mund t’i fitoj zgjedhjet pa LDD-në
Kryetari i LDD-së Nexhat Daci thotë se qershori është muaji optimal për zgjedhje, derisa sipas tij LDK nuk mund t’i fitoj zgjedhjet pa LDD-në. Për këtë, ai është i gatshëm për bashkëpunim me partinë e Isa Mustafës.
Nexhat Daci thotë se LDK nuk mund t’i fitoj zgjedhjet pa LDD-në. Por ai e ka zgjidhjen për largimin nga pushteti të Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari i LDD-së, që në zgjedhjet e fundit lokale, kishte koalicion parazgjedhor me AAK-në, thotë se duhet përsëritur koalicioni i vitit 2004.
E për këtë, ai për ‘Epokën e Re’, ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunoj me LDK-në, dhe të përsëritet viti 2004, kur me vendin udhëhoqi koalicioni mes LDK-së dhe AAK-së.
Daci tha se LDD nuk pranon në asnjë mënyrë që të hyjë në koalicion me PDK-ë, e kështu thotë se duhet të veproj edhe LDK.
I pari i LDD-së, tha se nëse zgjedhjet mbahen pas qershorit, mund të ketë trazira.


