Fundamenti

Beqiraj zyrtarisht në Changchun Yatai

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Fatos Beqiraj edhe zyrtarisht është futbollisti i ri i klubit kinez, Changchun Yatai.

Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj përfundimisht ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit kinez. Reprezentuesi malazez ka nënshkruar kontratë me skuadrën Changchun Yatai.

Transferimin e ish sulmuesit të Besës dhe Buduçnostit e ka konfirmuar edhe klubi kinez, po pa dhënë detaje për kohëzgjatjen e kontratës.

Ndërsa, edhe Dinamo Zagreb ka konfirmuar në faqen e saj zyrtare në internet se Fatos Beqiraj është transferuar te Changchun Yatai.

ARKATANA

“Pas tre vjet e gjysmë sulmuesi i Dinamos, Fatos Beqiraj do të shkoj në Kinë, ku ai do të vazhdojë karrierën e në Changchun Yatai”, thuhet në komunikatën e klubit kinez.

“GNK Dinamo dëshiron të falënderojë Fatos Beqirajn për çdo gjë që ai ka bërë për klubin tonë, ka qenë gjithmonë një profesionist i vërtetë. I urojmë atij fat në karrierën e tij të ardhshëm”.

Beqiraj është transferuar te Dinamo në vitin 2010 nga ekipi malazez, Buduçnost. Beqiraj në këtë periudhë ka regjistruar 140 paraqitje zyrtare dhe ka shënuar 47 gola.