Bunjaku: Refuzova Anglinë e Shqipërinë për Kosovën
Dy vjet më parë, Alban Bunjaku ishte pjesë e U-21 të Arsenalit, kurse një vit më parë kaloi te Sevilla. Tani është duke kërkuar klub të ri. 20-vjeçari për herë të parë është grumbulluar me përfaqësuesen e Kosovës. Ai tregon emocionet që po i sjell grumbullimi.
“Jam shumë i gëzuar që kam ardhur për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës, ishalla kemi sukses, pasi këta janë hapat e parë të Kosovë. Jam përgatitur mirë për lojën. Ftesën e kam pritur shumë mirë dhe kam qenë i gëzuar kur më ka thirrur Alberti dhe pa menduar dy herë i kam thënë po”, thotë Bunjaku për Arenën, në një shqipe të rrjedhshme.
Ai tregon refuzimet që ia kishte bërë grupmoshave të reja të Anglisë e Shqipërisë. “Anglinë se kam pasur në mendje, kurse te Shqipëria nuk kam dashur të shkojë. Gjithmonë kam dashur të luajë vetëm për Kosovën dhe e kam ditur se kjo ditë do të vije. Sa i përket ndeshjes besoj se do të fitojmë”, shtoi mesfushori i talentuar.


