UBT

Vidhet e gjithë aparatura e fotografit të kombit Asllan Krasniqi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mbrëmë rreth orës 21 në parkingun e sheshit Skënder Beu në Shkup, persona të pa njohur kanë grabitë veturën e fotografit të njohur shqiptarë nga Belgjika Asllan Krasniqi.

Fotografi në fjalë ka qenë për një vizit dy ditore në Shkup, për ti vizituar disa miq të tij, por edhe për të përgatit një ekspozitë me fotografitë e tij personale në sheshin Skënder Beu.

Vetura në momentin e vjedhjes ka qenë e parkuar në parkingun zyrtarë të “Gradski Parkinkg” te sheshi Skënder Beu, dhe sipas fotografit Krasniqi, nga vetura është vjedhë e gjithë krijimtaria e tij artistike, duke përfshi fotografi të shumta, ku përfshihen epokat e ndryshme të Eksodit Shqiptarë, pastaj një kompjuter Llap top, disa Har Diska, objektiva nga aparatet e tij profesionale, disketa, si dhe disa shënime të tija personale të cilët nuk i hynë në rrugë askujt.

UBT

Fotografi kombëtarë Asllan Krasniqi, kërkon nga të gjithë qytetarët shqiptarë të Shkupit e më gjerë që ti ndihmohet në këto moment.

Kërkoj së pari nga Ministria e Punëve të Brendshme – MPB që sa më shpejtë që është e mundur t`i zbulojnë kryerësit e kësaj vepre, pastaj kërkoj nga e gjithë kombi Shqiptarë që nëse shohin diku se mjete të tilla po shiten në tregjet tona, apo diku tjetër, ta lajmërojnë atë 070 871 880070 871 880 +32475417575+32475417575 , apo +386 49 860 108+386 49 860 108 apo në imell adresën asllan.krasniqi@gmail.com. I informoj që të gjithë ata që dinë diçka, apo që kanë marrë aparaturën në fjalë ta kthejnë sepse për të gjithë ata do të këtë një shpërblim në të holla, sepse është historia e popullit shqiptarë aty, pohon fotografi Krasniqi.

Fotografi Krasniqi njofton shqiptarët, apo edhe grabitësit që ta kthejnë aparaturën në fjalë sepse në të është vetëm historia e shqiptarëve ndër vite, dhe se nuk ka pritë autori që ky rast ti ndodhë në mesin e shqiptarëve të Shkupit, apo të ndonjë qendre tjetër shqiptarë sepse ka bërë shumë për shqiptarët./kurirshqip/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.