Një gjilanas shoqërohet në polici për posedim të narkotikëve
Gjilan – Policia e Kosovës Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve në Gjilan i është përgjigjur Rastit “Posedim i paautorizuar e narkotikeve dhe substancave psikotrope dhe analoge neni 275” të iniciuar nga Stacioni Policor në Gjilan. Patrulla policore në rrugën Qarkore kishte vërejtur një person të dyshuar te i cili gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit Marihuan.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe është intervistuar. Është mat sasia e dyshuar e substancës narkotike dhe është bërë testi fushor që ka rezultuar pozitiv e llojit “Marihuanë” me peshë prej 2.2 gram.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i Shtetit dhe ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt dhe lënda pas kompletimit të dorëzohet në prokurori për hetime të mëtutjeshme njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


