ARKATANA

Pritja e gjeniut

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ku është fshehur gjeniu, njeriu që flet si populli, njeriu që qan si populli, dhe njeriu që këndon si ai

Ku është fshehur gjeniu
Pyesin nënat, baballarët
gratë e veja, fëmijët jetimë
pyetë tani e gjithë Kosova

Ku është fshehur gjeniu
Ai më i bukuri i këngëve
Ai më i bukuri i betejave
Ai më i bukuri i fitoreve

FIDANISHTJA

Ku është fshehur gjeniu
Më i gjakshmi dhimbjeve
Pyetë vullneti i popullit
dhe pret vullneti i popullit

Rrustem Geci – poezi nga libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe, “Kanuni poetik”