KKVITI

Policia kontrollon lokalet e natës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet Anti-trafikim në Gjilan, në bashkëpunim me njësitet mbështetëse të Policisë si dhe inspektorët komunalë, inspektorë të punës, si dhe inspektorë të ATK-së, kanë nisur implementimin e planit operativ “Tetori 2014” Gjilan, me karakter parandalues proaktiv në luftimin e të gjitha formave të trafikimit me qenie njerëzore, apo formave tjera të shfrytëzimit të femrave që punojnë nëpër bare dhe lokale të ndryshme në rajonin e Gjilanit njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Gjatë operacionit janë kontrolluar shtatë (7) lokale si:
* “Kometa”,
* “Kalaja”,
* “Te Aga vet”,
* “Natyra”,
* “Adriatika”,
* “Egzona” dhe
* “Rolex”.

Me këtë rast , gjatë kontrollit të lokaleve të cekura janë legjitimuar të gjitha punëtoret dhe stafi menaxhues i lokaleve, si dhe mysafirët që ndodheshin në to.

FIDANISHTJA

Në lokalin “Te Aga vet” në fshatin Pozharan , është arrestuar një person për ‘pengim në kryerjen e detyrës zyrtare’.

Inspektorët komunalë, ai i punës dhe zyrtarët e ATK-së për pronarët e lokaleve të caktuara kanë shqiptuar disa gjoba.

Plani operativ dhe implementimi i tij do të vazhdoj në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan./rajonipress/