Uji Dea

Grabitet taksisti, sulmohet nga të dyshuarit dhe plaçkitet

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës qendra operative në Gjilan ka pranuar një informatë për një rast “Grabitje”. Me të pranuar informatën njësitet policore kanë arritur ta lokalizojnë vendin e ngjarjes, ku është takuar viktima i cili kishte lëndime në fytyrë. Viktima kishte qenë duke punuar Taxi, ndërsa të dyshuarit kishin kërkuar shërbim transporti nga qendra e qytetit të Gjilanit në drejtim të fshatit Përlepnicë ka thënë Ismet Hashani.

Sipas Ismet Hashanit me të arritur në hyrje të fshatit Përlepnicë njëri nga të dyshuarit nga mbrapa e ka sulmuar me grushta viktimën, me ç’rast ai ka pësuar lëndime trupore.

Tre personat e dyshuar (të panjohur për viktimën) kishin arritur të largohen nga vendi i ngjarjes duke i marrë dhunshëm nga ai një sasi të hollave (100 €).

Fundamenti

Viktima është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor, dhe pas tretmanit është liruar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për krime të renda si dhe rasti përcillet për hetime të mëtutjeshme në njësisë së hetimeve të stacionit në Gjilan tha Hashani./rajonipress/