Eko Higjiena

Partitë, me avazin e vjetër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të dy blloqet politike të cilat nuk po i hapin rrugë njëra tjetrës në procesin e krijimit të institucioneve të reja, e nisën javën e re me avazin e vjetër. Pavarësisht paralajmërimeve të forta që kanë dhënë javën që e lamë pas se krizës politike po i vinte fundi, të hënën asnjëra palë nuk kanë dhënë sinjale se mund të lëvizë nga pozicionet e barrikaduara.

Para disa ditësh, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit që kishte me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, kishte thënë se kjo parti në ditët në vijim do t’i japë zgjidhje situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, nëse liderët e partive tjera nuk ulen për të biseduar së bashku dhe për të gjetur konkluzione për të dalë nga ngërçi politik. Gazeta ka provuar të marrë qëndrimin e zyrtarëve të kësaj paritë për këtë çështje, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

ARKATANA

Gjithashtu, për sqarim të situatës qe deklaruar edhe Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ajo pati thënë se nuk janë tërhequr nga qëndrimet e tyre, por se janë duke i shqyrtuar hapat e tjerë se si duhet vepruar. Sipas saj, të hënën do të sqarohej gjithçka. Fundin e krizës dhe rikthimin e deputetëve në Kuvend e kanë deklaruar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.