Çfarë na thotë Ronela Hajati?
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është një ndër ata emra të cilat një kohë të mirë e kalojnë pranë fansave të vet nëpër faqe të ndryshme në rrjete sociale. Ronela përveç se ndan me fansa risi të ndryshme rreth angazhimeve dhe punëve në karrierë, ajo shpesh jep këshilla, apo tregon edhe momente të ndryshme nga jeta e saj private, transmeton Tribuna.
Së fundmi Hajati ka lënë një mbishkrim ku në një far forme këshillon të gjithë ata që janë pjesë e faqes së saj zyrtare në Instagram “Never change your face…. 4 any reason!”, (Asnjëherë mos e ndërro fytyrën tënde për asnjë arsye), kishte shkruar këngëtarja, ndërsa ky mbishkrim u pëlqye shumë nga fansat e saj të cilët komentuan në numër të madh, derisa mbështetnin fuqishëm atë që e kishte thënë e pëlqyera e tyre.


