United Hospital

Majkon e përlot verdikti i Hagës: Na u bë e qartë se Kosova s’ka tjetër veç Shqipërisë dhe se Shqipëria s’ka tjetër veç Kosovës

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një vendim dramatik që nuk e ndryshon historinë e ka quajtur ish-Kryeministri shqiptar i Luftës së Kosovës, Pandeli Majko, verdiktin e sotëm të Gjykatës së Hagës.

Pa i fshehur emocionet, ai e cilëson vendimin si një dramë të jashtëzakonshme njerëzore dhe shpreh shqetësim për mënyrën se si, sipas tij, mund të ndikojë në perceptimin historik të luftës së Kosovës.

“Dëshiroj të them që, megjithëse dëgjoj se UÇK-ja doli e pastër, kam një ndjenjë pesimizmi. Është disa herë që përpiqen të na deformojnë historinë. Nuk mund të thuash doli nga kjo histori e pastër UÇK-ja, që doli e papërlyer. Është fakt historik që UÇK-së ose i janë vrarë, ose i janë dënuar. Kjo është dramë dhe duhet vlerësuar thellësia e saj”, u shpreh ai për Top Channel.

Majko thotë se në këtë moment Kosova dhe Shqipëria duhet të tregojnë një qëndrim dinjitoz dhe të shmangin përplasjet me drejtësinë. Ai kujton edhe reagimet emocionale pas vendimit, duke thënë se drama njerëzore e këtij procesi nuk mund të anashkalohet.

“Ky vendim dramatik i Hagës na bëri të qartë se Kosova nuk ka tjetër veç Shqipërisë dhe Shqipëria nuk ka tjetër veç Kosovës. Sot kanë parë të gjithë njerëz duke qarë, fëmijë dhe ish-ushtarë të UÇK-së. Drama nga pikëpamja njerëzore është e jashtëzakonshme. Nuk ka nevojë të qajnë, por të kenë një qëndrim dinjitoz. Nuk është i fuqishëm ai që shan një vendim gjykate. Çdo inat karshi saj më duket dobësi”, tha Majko.

Për Majkon, beteja juridike nuk ka përfunduar. Ai thekson se tashmë mbetet edhe procesi i Apelit dhe kërkon që vendimi të shihet përtej fatit individual të të dënuarve.

Uji Dea

“Tani është edhe Apeli dhe mendoj se Kosova dhe Shqipëria duhet ta vlerësojnë këtë jo si akt personal, por si akt që na ka goditur të gjithëve. Në luftë është shumë e vështirë të ndash një akt personal nga një akt kolektiv”, u shpreh ai.

Gjykata Speciale u krijua në vitin 2015 me vendim të Kuvendit të Kosovës, pas ndryshimeve kushtetuese dhe marrëveshjeve me Bashkimin Evropian. Për ish-kryeministrin shqiptar, pranimi i kësaj gjykate ishte një çmim që Kosova zgjodhi të paguante në rrugën e saj drejt konsolidimit ndërkombëtar.

“Mënyra se si u formua ky vendim ishte si një çmim. Mendoj se akti i krijimit të kësaj gjykate kërkoi një trimëri të caktuar dhe, në fund të fundit, askush nuk mund të akuzojë nga pikëpamja ndërkombëtare apo historia. Ky vendim u mor se subkoshienca e shqiptarit është e vetëdijshme se gjithçka është paguar ose me vrasje, ose me burgosje. Nuk na zhgënjyen”, thotë Majko.

Por për Majkon, vendimi i sotëm ka edhe një dimension personal. Në vitet e luftës së Kosovës, ai ishte kryeministër i Shqipërisë dhe Hashim Thaçi ishte një prej drejtuesve të UÇK-së dhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambuje.

“Hashim Thaçi është drejtues i delegacionit të Rambujesë që e bëri për herë të parë Kosovën subjekt të të drejtave ndërkombëtare. Hashimi ishte një luftëtar, ishte një drejtues. Jam krenar që e kam pasur dhe do ta kem mik. Madje tani do ta kem mik më shumë”, u shpreh ish-kryeministri Majko. /Top Channel

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.