Haziri: Blloku e ka qeverinë me numra e Thaçi me letra
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri thotë se në vend nuk ka vakum edhe përkundër të ngërçit politik. Thotë se Blloku e ka qeverinë me numra e PDK me letra derisa thekson se tetori nuk duhet të kaloj pa gjetur një zgjidhje.
“Blloku e ka qeverinë me numra e Thaçi me letra”, tha Haziri në “Oxygen” të KTV’së.
Ai tha se Blloku e ka shumicën parlamentare për krijimin e institucioneve.
“Shumicën parlamentare demokratike e kemi ne, si Bllok politik realisht”, tha Haziri.
Tha se vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje sepse kjo nuk do të zgjidhte problemin.
“Besoj që tetori nuk duhet me kalu pa qeveri dhe nuk ka zgjedhje unë mendoj që zgjedhjet duhet me i përjashtu si opsion nëse kemi vullnet me e zgjidh problemin. Tendenca me e nxjerr popullin edhe një herë në zgjedhje është vetëm me e shty problemin sepse prapë dikush fiton 30 për qind, dikush bëhet bashk e i bën 60 për qind’, tha Haziri.


