UBT

Metafora e Shqipërisë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Blerina (Rogova) Gaxha – Fundi i lojës. Fillimi i lojës së re. As njëra, as tjetra. Bota jonë s’ka pasur asnjëherë asnjë nur si dhuratë. E privuar gjithmonë nga gjithçka, edhe nga Zoti jo rrallë, ajo i kërkoi dhe po i kërkon alegoritë gjithkah, dhe duke dashur me çdo kusht të gjejë një kuptim harron të shohë kuptimin e vërtetë dhe humb aftësinë për të gjetur kuptimin atje ku vërtet ai mund të jetë.

Për të vërtetën shqiptare. Shqipëria e “madhe”, siç na e quajnë herë me cinizëm e herë me ironi është metafora e kërkimit të së vërtetës shqiptare, të cilën ose kemi harruar ta kërkojmë si dikur, ose të imponuar detyrohemi ta kërkojmë në komplotet e përditshme, ta kërkojmë në religjionet që pak i njohim e pak i ndiejmë, dhe nganjëherë akumulimin e energjisë së njohjes e kërkojmë edhe atje ku e dimë që ajo s’gjendet kurrë. Për mua kjo është Shqipëria e të gjithë shqiptarëve. Gjithë ato toka që kanë zemra shqip. Gjithë ato male e dete, qytete, fshatra e shpella që kanë zemër shqip. Te shpirti i atyre që të lodhur nga komplotet e përditshme e të përsëritshme nëpër histori kërkojnë të vërtetën e vet. Te të gjitha ata që të paaftë për të përcaktuar e për të gjetur se ku është kuptimi, që politika gjithmonë ua vodhi e historia u mbeti borxh, kërkojnë Shqipërinë e vet etnike. Te të gjitha ata që të lodhur nga kultura e dyshimtë dhe nga komplotet thelbin e kërkoi vetëm atje ku zemrën e kanë, atje ku njohin gjuhën e frymën. Shqipëria e tokave të kombit shqiptar, dhe jo Shqipëria e historisë, as ajo që sa herë e shkelim na i kërkon pasaportat.

Ra ky mort e ju pamë- thanë shqiptarët në Shqipëri. Po pse kaq nacionalistë serbët, kaq të ligë janë? Mizoria historike ka krijuar mizorinë bashkëkohore, ndërkaq dhuna si dekonstruksion që riprodhohet e rikthehet vazhdimisht ka krijuar atë shoqëri në pakicë o në shumicë serbe që performon lojën e viktimës me armë në dorë, si zakonisht.

Dekonstruksioni bashkëkohor në shoqëritë në tension e në shoqëritë që vetëfabrikojnë viktimën do të duhej të ishin një mësim për politikat plastelina shqiptare karshi politikës serbe, që nuk e “rruan” pse jep mesazhe fashiste. Nostradamusi mund ta kishte parashikuar ringjalljen e dy burrave të shtetit në Beograd, po për këtë s’ka shkruar kund. Nuk ishte vetëm tensioni i lartë i ndjenjave, euforia për të cilën aq shpesh kemi nevojë. Ishte tej kësaj.

Hidromorava

Jemi ne ata që sot nga jeta, nga historia, nga morali, nga politika, nga moderniteti dhe lojaliteti politik, jemi të imponuar të shohim lojtarët e politikave në lojën e “kurvës” së lirë. Paramendojeni sikur kryeministri i Kosovës ta shohë ndryshe betejën e tij me Serbinë. Fillimisht ai do të duhej ta shihte ndryshe betejën me Kosovën. Paramendojeni sikur kryeministri i Shqipërisë përpara betejës së rivendosjes së historisë me Serbinë, ta shihte ndryshme betejën me popullin e vet. Paramendojeni sikur kryeministri i Serbisë vetëm njëherë të zhvillonte betejën me popullin, të rikujtonte vetëm për pak cilat qenë e cilat janë betejat e tij, ato të vërtetat. Paramendojeni sikur vetëm njëherë kryeministrat shqiptarë të guxonin të thoshin “Fuck you and your racism!” Përpara se ta përziejnë tomlin me kos e përpara se ta përbejnë frazën “ubij shqiptari!” Cila është masa e vërtetë e botës në të cilën banojnë shqiptarët dhe serbët? Ekzistojnë disa “war games” (lojëra të luftës) të cilat na lejojnë të luajmë e të krijojmë beteja, madje edhe duke u argëtuar. Mes “Po”-së evropiane dhe “Po”-së ballkanike, do të duhej të zgjidhej një “jo” gjermane.

Një njeri po, por një popull nuk mund të ketë apetitin gargantuel; një njeri po, por një popull nuk mund të ketë sjelljen donkishoteskte; një njeri po, por një popull nuk mund të ketë dyshimin hamletian; një njeri po, por një popull nuk mund të shndërrohet në popull obsesiv- Ka gjëra të tjera, kuptime të tjera, që rrëfejnë se kush jemi e çfarë duam, ose se kush nuk jemi e çfarë nuk duam? Shqipëria etnike është metafora e kërkimit të së vërtetës shqiptare. E ushqyer prej pasioneve tona. Ajo ekziston aty ku janë shqiptarët. Në vlerat që janë mes nesh, ndonëse nuk kanë qenë gjithmonë aty, ato krijohen dhe ushqehen prej pasioneve tona dhe nga ne.

Fëmijët e besojnë por të rriturit e dinë se Clark Kent nuk është i njëjti person me Supermenin dhe se Peter Parker nuk është i njëjti person me Spidermanin, por ekstremistët serbë me gjasë e pëlqejnë fort përrallën me kësulëkuqen, jo për vajzën, po për ujkun që ndjell frikën. Versioni modern i së cilës nuk iu përshtatet hiç.