UBT

Me vetëdije apo pa të?

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Shefik Sadiku – Jo vetëm nga çlirimi i Kosovës më 1999, por edhe më herët, ndoshta nga viti 1990 kur tashmë u hoq nga ligji penal ai i famshmi delikti verbal, nga qarqe të caktuara shqiptare në ish Jugosllavi përgjithësisht e në Kosovë veçanërisht; gazetarë, mësimdhënës, zyrtarë, anëtarë organizatash politike, analistë etj etj, nisi me të madhe të shkruhet dhe të flitet zi e terr kundër ideologjisë komuniste të sistemit socialist.

Deri këtu asgjë nuk ka të keqe. E keqja nisi kur këto opinione të këtyre qarqeve të gjitha lëvizjet kombëtare për çlirimin e Kosovës që nga lëvizja e Adem Demaçit, Demonstratat e viteve 1968, ato të 1981, të burgosurit politikë nisën t’i identifikonin me ideologji komuniste, marksiste, enveriste etj.

Këtu nisi e keqja. Populli i gjërë është e natyrshme të mos e kuptoj të vërtetën, por i ndikuar nga këto opinione nisi të besojë se, e keqja për shqiptarët në ish Jugosllavi nuk paska qenë Serbia, as Jugosllavia, por për gjendjen e mjerë dhe diskriminuese paska qenë ideologjia komuniste e marksiste! Pse u besua kaq lehtë kjo në masë të gjërë ?

HW

Ndodhi kështu, sepse bartësit e lëvizjeve kombëtare, shtresa më idealiste për çlirim të vetmen mbështetje kishte shtetin shqiptar. Kur U hap Shqipëria nga 1990 njerëzit panë një zhvillim jo sa dëshironin dhe pritej ta shihnin sikur në Europë, kjo ndikoi që masa e madhe e njerëzve të “ bindej” se vërtetë e keqja paska ardhur nga Shqipëria e komunizmi e jo nga Serbia. Pasojat e një mendësie të tillë reflektuan edhe në qëndrimin ndaj UÇK-së duke e identifikuar luftën e saj me bartësit e kësaj” ideologjie” marksiste.

E tëra kjo la pasoja të dëmshme në aspektin e përçarjes jo vetëm atëherë, por dromcat e saj nuk është se edhe sot nuk bëjnë efekt pas shumë kohësh.

Dua të besoj se ky polarizim kombëtar, që ka sjellë pasoja jo pak të dëmshme më shumë ka qenë nga pavetëdija dhe mungesa e informatave për të vërtetën se sa nga ndikimi i Serbisë diku drejtpërdrejt e diku tërthorazi. Sidoqoftë dëmtimet që ka sjellë ky polarizim për shumë kohë mbeten vështirë të riparueshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.