KKVITI

Murati: Serbia nuk ka ndryshuar, mbetet kryeshovinistja e Ballkanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati thotë se Serbia vazhdon të jetë ajo e vjetra, kryeshovinistja e Ballkanit. Sipas tij në Serbi grupe tifozësh veprojnë si monstrum dhe kjo u pa edhe mbrëmë në stadiumin e Beogradit.

FIDANISHTJA

“Reagimet e sotme të zyrtarëve serbë, si te qeverisë si te federatës, tregojnë qartazi një gjë: Serbia fatkeqësisht është ajo e vjetra, e pandryshuara, e lidhur thellë me krimin e organizuar, por edhe kryeshovinistja e Ballkanit. Ajo që ndodhi në Beograd mbrëmë, nuk mund të shpjegohet me analizën e filozofisë së veprimeve të tifogrupeve në përgjithës. Mbi të gjitha monstrumët që veprojnë si tifo grupe në Serbi, janë krijesa të pushtetit serb që në kohërat e ish-Jugosllavisë, që shërbenin për vrasje politike, njësi paramilitare, spastrime etnike, tregëti të drogës, shpërlarje të parasë etj. Futbolli dhe huliganizmi janë vetëm maska, për të fshehur paaftësinë që shteti serb ta trajtojë këtë çështje në mënyrë serioze. Deklaratat e sotme tregojnë se ata vazhdojnë ta injorojnë këtë realitet, ndonëse ka qenë një moment ku ata kanë mund të reflektojnë dhe të fillojnë luftën kundër këtyre kriminelëve. Tifo grupet si Grobari (me dy nëngrupet e armiqësuara), e Delijet, edhe sot janë pjesë e botës së krimit të organizuar, të kontrollit të lojërave të fatit, të tregtisë së drogës, të shpërlarjes së parave, të eliminimeve fizike etj. Si produkt i shtetit, ata janë të infiltruar thellë në shtet. Serbia vazhdon të kontrollohet në shumë segmente nga këto grupacione kriminale, të krijuara nga ajo, por që edhe vetë sot e ka problem t’i kontrollojë. E sidomos e ka të vështirë t’i kontrollojë kur janë në pyetje shqiptarët, për sundimin ndaj të cilëve, këto grupacione janë përgatitur tash e gati 30 vjet.”, ka shkruar Murati në Facebook.