ARKATANA

Koha me e çkye ‘këmishën e ngushtë’ të gjuhës standarde!

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shkruen : Ibrahim Ademi – Sot, Gegnishtën po e shkruejnë tetanë dhe për këtë evoluim duhet me iu falënderue rrjetit social Facebook që ta ofron mundësinë me u shpreh qashtu qysh ndihesh. Këtë evoluim nuk munden me e mohue as ‘gardianët’ e deritanishëm të mbrojtjes së këtij Standardi, heshtja e të cilëve, në këtë kohë kur gegëfolësit po shlirohen nga kompleksi i inferioritetit, asht krejtësisht e paimagjinueshme.

Asht ndjenjë fantastike me i pa sot bashkëqytetarët e mi kosovar kah e shkruejnë dialektin e gegë, të cilin, siç e dijmë tetanë asht anashkalue e sakatue në Kongresin famëkeq të drejtshkrimit të vitit 1972.

Tashma, krejt e dijmë për rrethanat dhe diktati që ka mbizotnue në këtë Kongres. I pranishëm në sallë ka qenë diktatori Enver Hoxha, i cili, me nji urrejtje të papame ndaj veriut të Shqipnisë, vendos që gjithqysh me e ba unifikimin e gjuhës letrare, të cilit veç unifikim nuk i thuhet, tuj e dijtë që 90 për qind asht i bazuem në dialektin tosk, derisa tek-tuk dhe në mënyrë krejt kozmetike janë vendos do trajta të gegnishtës (krye-tar në vend të kokë-tar etj.).

Pra, të pranishmit në sallë s’kanë guxue me b’za, pos qysh asht dizajnue prej klikës së xhaxhit. I vetmi që ka folë ka qenë gjuhëtari i famshëm Eqrem Qabej, i cili me largëpamësinë e tij prej intelektuali, ka thanë se duhet me pasë kujdes se nuk po e bajmë gjuhën për nji grup njerëzish, por për tetanë shqipfolësit gjikund n’dynje.

Por, prej vitit 1972, kur u vendos në mënyrë arbitrare për këtë ‘Standard’, po bahen rrumullak 44 vjetë dhe cili asht bilanci? A janë arritë objektivat? Cili asht rezultati?
Për hesapë temin, ky standard ka pësue fiasko, tuj e marrë parasyshë faktin se kurqysh nuk asht përqafue nga dy të tretat e tanë shqiptarëve gegëfolës.

Jemi dëshmitarë që përditë po dalin kumtesa e shkrime zyrtare me gabime nga zyret e institucioneve kosovare, që për ‘gardianët’ e këtij Standardi janë trashanike dhe të pafalshme, derisa për mue janë krejt normale, tue e dijtë që nuk asht gjuhë e natyrshme dhe e kanë problem me përvetësue diçka krejtësisht të imponueme.

Nji kumtesë e nji Komune n’Kosovë që asht publikue me ‘shumë gabime’ këto ditë, dëshmon edhe njihere për debaklin e Gjuhës Standarde në rajonin ku gjuha e nanës asht gegënishte.

Personalisht, në dialektin Gegë kam shkrue qysh në vitin 2005 në Gazetën “Java” dhe e mbaj n’mend reagimin e plotë njerëzve publik, të cilët m’thojshin ‘e ki gabim që e ke përqafue kauzë’, ‘mos u rreshto kah nji grup njerëzish t’dështuem’…

Ishte e lehtë me e kuptue kundërshtimin e plot njerëzve ‘publik’ sepse e kanë pasë të ngulitun n’krye se ‘masa asht përcaktuese për gjithcka’, e që po del se asht krejtësisht e gabueme.

Uji Dea

Nëse në atë kohë kur unë kam nisë me shkrue n’Gegnisht (2005) ka qenë nji grup njerëzisht, të cilët në mënyrë rebeluese e shkruejshin këtë dialekt, sot mbas 9 vjete situata asht krejt ndryshe.

Me e shkrue sot Gegnishtën nuk përçmohesh, nuk ofendohesh, nuk etiketohesh me shprehjet ‘njeri i këtij apo atij shërbimi’ etj.

Sot Gegnishtën po e shkruejnë tetanë dhe për këtë evoluim duhet me iu falënderue rrjetit social Facebook që ta ofron mundësinë me u shpreh qashtu qysh ndihesh.

Këtë evoluim nuk munden me e mohue as ‘gardianët’ e deritanishëm të mbrojtjes së këtij Standardi, heshtja e të cilëve, në këtë kohë kur gegëfolësit po shlirohen nga kompleksi i inferioritetit, asht krejtësisht e paimagjinueshme.

Edhe me anë të këtij shkrimi, si reagim qytetar, kërkoj edhe njiherë që në mënyrë urgjente njerëzit e dy Akademive të Shkencave, të Kosovës e Shqipnisë, të ulen dhe ta rishikojnë këtë Standard që vazhdon me qenë ‘këmishë e ngushtë’ për dy të tretat e tanë shqiptarëve dhe të futen elementet shumë të rëndësishme të dialektit gegë.

Ka ardhë koha me e çkye këmishën e ngushtë të gjuhës standard. Veç në këtë mënyrë bahet unifikimi përnime.

P.S. Opinioni i shkruem krejtësisht n’Gegnisht vazhdon me qenë si formë rebelimi kundër përçmimit që na asht ba me anashkalimin e kësaj pasunie linguale të dy të tretave të tanë shqiptarëve.

(Autori asht zyrtar për informim në Komunën e Gjilanit. Opinioni asht krejtësisht individual dhe nuk përfaqëson qëndrimin e Komunës së Gjilanit).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.