Arrestohet “agjenti” i AKI-së
U hoq si agjenti i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës para policisë e pas dy dite u arrestua.
Policia në Ferizaj ka njoftuar se të hënën rreth orës 13:30, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë shoqëruar në polici Q.M. 45 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prezantim i rrejshëm”.
Rasti ka ndodhur më 11 tetor kur i dyshuari gjatë bisedës me një polic hetues, ka kërkuar një shërbim nga ai duke u prezantuar si pjesëtar i AKI-së./Tribuna/


