UBT

Fakulteti i Mjekësisë, me rekord kërkesash për staf të angazhuar për sivjet

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurse për afro 500 vende të lira të punës për staf akademik, mësimdhënës dhe profesorë me kontratë si të angazhuar për vitin akademik 2014/2015.

Nga të dhënat zyrtare që ka siguruar “Koha Ditore”, rezulton se afro 200 vende të tilla janë kërkuar vetëm nga Fakulteti i Mjekësisë. Afro 100 të tjera nga Fakulteti i Edukimit. Kurse,rreth 200 vendet e tjera të lira për staf akademik janë shpallur nga shtatë njësi të tjera akademike, të institucionit më të madh publik arsimor.

Fundamenti

Këto konkurse janë shpallur gjatë fundit të shtatorit dhe në javën e parë të muajit tetor, nga nëntë njësi akademike, ndonëse UP-ja numëron gjithsej 11 të tilla. Dy fakultetet që nuk e kanë bërë këtë janë Fakulteti Juridik dhe ai i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.