Fundamenti

Mirë mëngjes Rajonipress

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Mirë mëngjes Rajonipress – Po sa t’zgjohem mezi pres, Të shfletoj me interes, Të lexoj për pikë e presë !

Besnikërisht na informon –
Seç po ndodhë në këtë rajon !
Jo veç n’shtet e n’politikë ,
Por, komplet me çdo rubrikë !…

Na njofton për çdo të mbërrime ,
Për suksese dhe për krime …
Shkruan për art e për kulturë ,
Diasporën s’e harron kurrë !…

Hidromorava

Rajonipress – lajm i burimit ,
Është dritare e informimit !
Shkruan saktë e shkruan drejt ,
Informon publikun shpejt !…

Këtë portal që e ka Gjilani –
I lakmon i gjithë Ballkani !
Shëmbëlltyrë në këtë rajon ,
Gazetarë me profesion !…

Gjilan, më 02.10.2014. Demir Krasniqi